TED Talks with Albanian transcript

Jinsop Lee: Dizenjim per pese senset

TED2013

Jinsop Lee: Dizenjim per pese senset
1,591,719 views

Nje projekt i mire duket bukur, po - por pse nuk duhet ajo gjithashtu te kete prekshmeri te mire, aromë te mire dhe te tingelloje bukur? Projektuesi Jinsop Lee (nje fitues i "TED Kërko Talentin") ndan me ne teorinë e tij të projektimit ne baze te 5-shqisave, me një grafik të dobishëm dhe disa shembuj. Shpresa e tij: që t'ju frymëzojnë për njohjen e eksperiencave të mëdha multisensore.

Suzanne Talhouk: Kush thotë që të flasim arabisht nuk na bën "cool'?

TEDxBeirut

Suzanne Talhouk: Kush thotë që të flasim arabisht nuk na bën "cool'?
1,348,667 views

Në këtë fjalim, Suzanne Talhouk bën thirrje për iniciativa për të kthyer në jetë gjuhën arabe duke e modernizuar atë dhe duke e përdorur si një mjet për shprehi krijuese. Puna e saj fokusohet në rikthimin e identitetit të botës arab folëse dhe të zhdukë kompleksitetin e saj të inferioritetit.

Si munden garat e Formula 1 te ndihmojne...foshnjet?

TEDxNijmegen

Si munden garat e Formula 1 te ndihmojne...foshnjet?
824,224 views

Gjate nje gare te Formula 1, nje makine dergon qindra milione te dhena numerike ne garazh per analize ne kohe reale dhe reagim. Pra pse mos te perdorim kete sistem te detajuar dhe rigoroz diku tjeter si... ne nje spital femijesh? Peter van Manen na tregon me shume.

Eleanor Longden: Zerat ne koken time

TED2013

Eleanor Longden: Zerat ne koken time
4,579,751 views

Për të gjithë, Eleanor Longden ishte si çdo nxënës tjetër, duke shkuar në kolegj me pranverën në hapin e saj dhe pa asnjë kokecarje në botë. Kjo, deri në momentin kur zërat në kokën e saj filluan të flasin. Fillimisht te padëmshëm, këto transmetime të brendshme u bëne gjithnjë e më antagoniste dhe diktatoriale, duke e kthyer jetën e saj në një makth të vërtete. Diagnostifkuar me skizofreni, marre ilace, dhe përfundimisht fshire nga një sistem që nuk e di se si ta ndihmoje, Longden tregon historinë e saj tronditese te nje udhetimi shumëvjeçar në shëndetin mendor, duke pohuar se ishte nepermjet të mësuarit si ti dëgjoje ato zera se si ajo mundi te mbijetonte.

Bastian Schaefer: Nje avion i madh i printuar ne 3D?

TEDGlobal 2013

Bastian Schaefer: Nje avion i madh i printuar ne 3D?
1,134,337 views

Dizenjuesi Bastian Schaefer tregon një dizenjo spekulative për të ardhmen e avionëve reaktiv, me një skelet të frymëzuar nga format e forta dhe fleksibël natyrore, nga nevojat e botës, si dhe nga popullsia gjithnje e në rritje. Imagjinoni një aeroplan që është plot dritë dhe hapësirë ​​- dhe të ndërtohet nga pjesët gjeneruese në një printer 3D.

Tania Luna: Kur nje cent me beri te ndjehem si milionere

TED@New York

Tania Luna: Kur nje cent me beri te ndjehem si milionere
1,747,002 views

Kur ishte femije, Tania Luna u largua nga shtepia e saj ne Ukrainen e pas-Cernobilit per te fituar azilin ne Shtetet e Bashkuara. Nje dite, ne dyshemene e nje qendre per te pastrehet ne New York ku jetonte bashke me familjen, ajo gjeti nje cent. Ajo nuk eshte ndjere me kurre aq e pasur sa atehere. Nje meditim mbi momentet e embla dhe njekohesisht te hidhura te femijerise--dhe si t'i mbajme ato gjithmone ne mendje.

Roberto D'Angelo + Francesca Fedeli: Një mësim i jetës nga sëmundja e bebes sonë.

TEDGlobal 2013

Roberto D'Angelo + Francesca Fedeli: Një mësim i jetës nga sëmundja e bebes sonë.
1,210,208 views

Roberto D'Angelo dhe Francesc Fedeli menduan që bebeja e tyre Mario ishte i shëndetshëm -- deri kur ai ishte 10 ditësh dhe ata zbuluan që Mario kishte një trombozë. Me pamundësinë e Marios të kontrolloje pjesën e majtë të trupit të tij, ata menduan për shumë pyetje të vështira: A do të ishte normal? A mund të jetonte një jetë të mirëfilltë? Është tregimi prekës i këtyre prindërve që mposhtën frikën - dhe se si e kthyen jetën e tyre.

Paul Kemp-Robertson: Bitcoin. Djersa. Tide. Takohuni me te ardhmen e monedhes se branduar.

TEDGlobal 2013

Paul Kemp-Robertson: Bitcoin. Djersa. Tide. Takohuni me te ardhmen e monedhes se branduar.
1,247,508 views

Monedha -- kartmonedhat dhe monedhat qe mbani me vete ne kuleten tuaj dhe ne llogarine bankare tuaj -- e ka bazen ne marketing, ne besimin qe bankat dhe qeverite jave te besueshme.Tani, Paul Kemp-Robertson na shpjegon gjeneraten e re te monedhave te mbeshtetura ne te njejtin marketing ... por ne interes te nje marke private. Nga piket Nike Sweat tek shishet Tide (te cilet po gjejne nje perdorim te papare ne tregjet ilegale) prezantohuni me monedhat e ardhshme jobankare.

John Searle: Gjendja jonë e përbashkët-- vetëdija

TEDxCERN

John Searle: Gjendja jonë e përbashkët-- vetëdija
1,416,699 views

Filozofi John Searle tregon se si studiohet vetëdija njerëzore -- dhe sistematikisht hedh poshtë disa kundërshtime të zakonshme që nuk lejojnë që vetëdija të merret seriozisht. Përderisa mësojmë më shumë për proceset e trurit të cilat shkaktojnë ndërgjegjshmërinë, duke e pranuar që vetëdija është një fenomen biologjik është një hap i madh. Ai thotë që vetëdija nuk është një simulim i madh kompjuterik. (Filmuar ne TEDxCERN).

Tom Thum: Orkestra në gojën time

TEDxSydney

Tom Thum: Orkestra në gojën time
16,661,492 views

Në një interpretim shumë dëfryes, bitbokseri Tom Thum krijon tinguj, komedi, dhe një numër imitimesh të instrumenteve me gojë ne 11 minutat e kreativitetit dhe qejfit që do t'ju bëje të qeshni. (Filmuar tek TEDxSydney.)

Chrystia Freeland: Rritja e super-pasanikëve të rinj botërorë

TEDGlobal 2013

Chrystia Freeland: Rritja e super-pasanikëve të rinj botërorë
2,048,685 views

Teknologjia po përparon me hapa të mëdhenj - gjithashtu po përparon edhe pabarazia ekonomike, thotë shkrimtarja Chrystia Freeland. Në një ligjëratë të pasionuar, ajo përshkruan rritjen e një klasë të re, plutokratët (njerëz me pushtet ekstrem për shkak të pasurisë së tyre të skajshme) dhe na vë përpara idenë se globalizimi dhe teknologjitë e reja po nxisin rritjen e pabarazisë së të ardhurave në vend që ta reduktojnë. Freeland parashtron tre probleme të plutokracisë .. dhe na lë të shohim një dritëz shprese.

Pico Iyer: Ku eshte shtepia?

TEDGlobal 2013

Pico Iyer: Ku eshte shtepia?
3,248,671 views

Gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën janë duke jetuar në vende që nuk konsiderohen të tyret. Shkrimtari Pico Iyer - i cili ka tre ose katër "origjina" - mediton mbi kuptimin e shtëpisë, gëzimin e udhëtimit dhe qetësine qe te jep te qendruarit ne nje vend.

Michael Green: Perse duhet te ndertojme gradacela prej druri

TED2013

Michael Green: Perse duhet te ndertojme gradacela prej druri
1,309,336 views

Te ndertosh nje gradacele? Harrojeni celikun apo betonin, thote arkitekti Michael Green, dhe ndertoni me ...dru. Ashtu sikunder shpjegon me detaje terheqese, jo vetem qe eshte e mundur te ndertosh ne menyre te sigurt nje ndertese prej druri 30 kateshe (dhe ai shpreson edhe me te larte se kaq), por eshte edhe e nevojshme.

Charmian Gooch:  Takohu me lojtaret e fshtehte te korrupsionit nderkombetar

TEDGlobal 2013

Charmian Gooch: Takohu me lojtaret e fshtehte te korrupsionit nderkombetar
1,692,207 views

Kur djali i nje presidenti te nje shteti mjerisht te varfer fillon te bleje rezidenca dhe makina sportive nga nje rroge zyrtare mujore rreth 7000 dollar, Charmian Gooch sygjeron, qe korrupsioni eshte diku aty. Ne nje fjalim te ashper qe te hap syte (nepermjet disa shembujve specifik), ajo tregon sesi hetuesit e korrupsionit nderkombetar duke ndjekur parate, ne menyre te habitshme te cojne ne disa fytyra familiare.

Jinha Lee: Zgjatu drejt kompjuterit dhe merr nje piksel

TED2013

Jinha Lee: Zgjatu drejt kompjuterit dhe merr nje piksel
1,840,510 views

Kufiri mes botës sonë fizike dhe informacionit dixhital qe na rrethon po behet dita dites e me i vogel. Dizajneri dhe inxhinieri Jinha Lee dëshiron ta shpërbejë kete kufi krejtësisht. Sikunder demostron ne kete fjalim të shkurtër, qe te le me gojë hapur, idetë e tij përfshijnë një stilolaps që depërton në një ekran për të nxjerrë modele 3D dhe një desktop kompjuter prototip që ju lejon të arrini përmes ekranit për të manipuluar objekte dixhitale.

Peter Attia: Po sikur ta kemi gabim rreth diabetit?

TEDMED 2013

Peter Attia: Po sikur ta kemi gabim rreth diabetit?
3,082,473 views

Si një kirurg i ri, Peter Attia kish ndjerë përbuzje për një paciente me diabet. Duke qene se ajo ishte mbipeshë, ai mendoi se ajo ishte rrjedhimisht përgjegjëse për faktin se tashme kishte nevojë për një amputim këmbe. Por vite më vonë, Attia pati një surprizë të pakëndshme mjekësore që e beri të pyes veten: a e kuptojmë drejt diabetin? A mundet qe shenjat lajmeruese te diabetit të shkaktojnë obezitet, dhe jo anasjelltas? Një vështrim ky se si supozimet mund te na çojne të bëjme luftën mjekësore te gabuar.

Margaret Heffernan: Rreziqet e "verbimit të dëshirueshëm"

TEDxDanubia

Margaret Heffernan: Rreziqet e "verbimit të dëshirueshëm"
1,678,610 views

Gayla Benefiled po bënte punën e saj -- gjersa zbuloi një sekret të tmerrshëm për vendlindjen e saj. Një sekret që tregonte se aty shkalla e vdekshmërise ishte 80 herë më e lartë se çdokund tjetër në SHBA. Por kur provoi tu tregonte njerëzve, ajo mësoi një të vërtetë edhe më tronditëse: Njerëzit nuk dëshironin të dinin për këtë. Në një ligjeratë që është pjesërisht një mësim historie, dhe pjesërisht një thirrje për veprim, Margaret Heffernan demonstron rrezikun e "verbimit të dëshirueshëm" dhe vlerëson njerëz të zakonshëm si Benefield të cilët janë të gatshëm të flasin. (Filmuar ne TEDxDanubia)

Lesley Hazleton: Dyshimi si pjese thelbesore e besimit

TEDGlobal 2013

Lesley Hazleton: Dyshimi si pjese thelbesore e besimit
1,547,231 views

Kur Lesley Hazleton po shkruante biografine e profetit Muhamed, ate e goditi nje fakt: Naten kur Muhamedi u lajmerua per ekzistencen e Kuranit, sipas te shkrimeve te vjetra, ai fillimisht perjetoi dyshim, habi, madje edhe frike. E megjithate, kjo eksperience u shnderrua ne themelin e besimit te tij. Hazleton na fton te vleresojme dyshimin dhe pikepyetjet si themele te besimit - dhe si arme kunder fondamentalizmit te cdo lloji.

Juliana Rotich: Njihuni me BRCK, Aksesi Internetit i ndertuar per Afriken

TEDGlobal 2013

Juliana Rotich: Njihuni me BRCK, Aksesi Internetit i ndertuar per Afriken
651,097 views

Komunitetet teknologjike po lulezojne kudo neper Afrike, thote Juliana Rotich nga Nairobi, bashkethemeluese e programit burim-hapur Ushahidi. Por ngelet sfiduese per te marre dhe te qendrosh i lidhur ne nje rajon me shkeputje energjie te shpeshta dhe me lidhje interneti te pjesshem. Per kete Rotich dhe miqte krijuan BRCK, duke ofruar lidhje fleksibel per boten ne zhvillim.

Mana al-Sharif: Nje grua Saudite qe guxoi te ngiste makinen.

TEDGlobal 2013

Mana al-Sharif: Nje grua Saudite qe guxoi te ngiste makinen.
1,611,265 views

Nuk ka nje ligj ekzistues kunder qe grate te ngasin makinen ne Arabine Saudite. Por eshte e ndaluar. Para dy vjetesh, Manal al-Sharif vendosi te inkurajonte grate te ngisnin duke e bere vete kete gje--dhe duke e filmuar veten per ta publikuar ne YouTube. Degjoni historine e saj rreth asaj qe ndodhi me pas.

George Papandreou: Imagjinoni një Europë demokratike pa kufij.

TEDGlobal 2013

George Papandreou: Imagjinoni një Europë demokratike pa kufij.
779,410 views

Greqia është konsideruar si përfaqësuesja perfekte e krizës politike në Europë, por ish Kryeministri George Papandreou pyet veten nëse kjo është vetëm një tablo e asaj që pritet të pasojë. " Demokracitë tona", thotë ai, " janë zënë rob në çarkun e sistemeve të cilat janë shumë të mëdha për të falimentuar, ose më saktësisht, shumë të mëdha për tu kontrolluar" -- ndërkohë që " politikanët si unë e kanë humbur besimin e popullit të tyre". Si do ta zgjidhim këtë? Le t'i përfshijmë qytetarët drejtpërsëdrejti në marrëveshjet e reja demokratike.

Rodney Brooks: Pse do te mbeshtetemi tek robotet

TED2013

Rodney Brooks: Pse do te mbeshtetemi tek robotet
1,403,829 views

Alarmistet flasin mbi idene qe robotet thjesht do te zevendesojne punen e njeriut. Ne fakt, ata mund te behen bashkepunetore te ngushte, duke na liruar kohe qe ta harxhojme per sfida me pak te rendomta dhe mekanike. Rodney Brooks nxjerr ne pah sa e rendesishme mund te jete kjo nderkohe qe numri i te rriturve ne moshe pune ulet dhe numri i pensionisteve rritet. Ai na prezanton me Baxter, roboti me sy te levizshem dhe me krahe qe reagojne ndaj prekjes,te cilet mund te punojne se bashku me nje popullsi ne plakje -- dhe qe mund t'i ndihmojne dhe ne shtepi gjithashtu.

Al Vernacchio: Seksit i nevojitet nje metafore e re. Ja njera…

TED2012

Al Vernacchio: Seksit i nevojitet nje metafore e re. Ja njera…
2,022,678 views

Për disa arsye, thotë mesuesi Al Vernacchio, metaforat e perdorura për të folur për seksin në SHBA vijnë të gjitha nga bejzbolli - rezultati, te marrësh bazën e parë, etj. Problemi është, se kjo e kornizon seksin si një konkurs, me një fitues dhe një humbës. Në vend të kësaj, ai sugjeron një metaforë të re, një që është më shumë me kenaqesite e përbashkëta, diskutimet dhe marrëveshjet, përmbushjes dhe kënaqësise. Le të flasim për ... pica.

Martin Villeneuve: Si realizova një film të pamundur

TED2013

Martin Villeneuve: Si realizova një film të pamundur
973,124 views

Producenti Martin Villeneuve flet mbi filmin "Marsi dhe Prilli", një film fantastiko-shkencor spektakolar Kanadez të cilin e realizoi praktikisht pa para. Në një fjalim të këndshëm, ai shpjegon se si arriti të kalonte me mënyra të ndryshme kufizimet finaciare dhe logjistike që të realizonte këtë vizion unik dhe krijues të së ardhmes.

Andrew McAfee: Si do ngjajne punet e se ardhmes?

TED2013

Andrew McAfee: Si do ngjajne punet e se ardhmes?
2,557,724 views

Ekonomisti Andrew McAfee sugjeron se, po, ndoshta, androidet do na marin punet -- ose te pakten ato lloj punesh qe ne njohim tashme. Ne kete fjalim largpames, ai mendon permes asaj se si do ngjajne punet e se ardhmes, dhe si te edukojme brezin e ardhshem per ti mbajtur ata.

Lisa Bu: Si librat ta hapin mendjen.

TED2013

Lisa Bu: Si librat ta hapin mendjen.
4,127,046 views

Cfare ndodh kur nje enderr qe ke patur qe femije... nuk behet realitet. Ndersa Lisa Bu adaptohet me jeten e re ne Sh.B.A., ajo i drejtohet librave per te zhvilluar mendjen e saj dhe te krijoje nje rruge te re per veten. Ne kete fjalim kaq te dashur dhe personal, ajo ndan kete qasje unike te saj me te lexuarit.

Jackson Katz: Dhuna kundrejt gruas-- eshte nje ceshtje e burrave

TEDxFiDiWomen

Jackson Katz: Dhuna kundrejt gruas-- eshte nje ceshtje e burrave
2,066,936 views

Dhuna ne familje dhe abuzimi seksual shpesh jane te quajtura si "çështje grash." Por në këtë bisedë të guximshme, dhe te hapur, Jackson Katz thekson se, ne thelb, këto janë çështje të burrave - dhe tregon se si këto sjellje të dhunshme janë të lidhura me përkufizime të burrërisë. Një kushtrim për të gjithë ne - burra dhe gra - për tu larguar nga sjelljet e papranueshme dhe për të qenë liderët e ndryshimit.

Hendrik Poinar: Riktheni mamuthin puplor!

TEDxDeExtinction

Hendrik Poinar: Riktheni mamuthin puplor!
1,038,103 views

Eshte endrra e femijeve neper bote te shohin bisha gjigande duke ecur neper Bote perseri. Mundet -- dhe duhet -- qe kjo enderr te realizohet? Hendrik Poinar na sjell nje fjalim informativ per dicka shume te madhe: Kerkimin per te projektuar nje krijese qe ngjason shume me mikun tone prej gezofi, mamuthin puplor. Hapi i pare, te perkasim gjenomin e puplorit eshte pothuajse i perfunduar. Eshte dicka e stermadhe (E regjistruar ne TEDxDeExtinction.)