TED Talks with Albanian transcript

Yuval Noah Harari: Si shpjegohet rritja e njerëzimit?

TEDGlobalLondon

Yuval Noah Harari: Si shpjegohet rritja e njerëzimit?
3,696,274 views

Shtatëdhjetmijë vjetë me parë, paraardhësit tanë ishin kafshë jo të veçanta, që jetonin jetën e tyre në një cep të Afrikës me kafshë të tjera. Por tani është e vështirë të mos pajtohesh me faktin që njerëzit dominojnë planetin Tokë. Ne jemi përhapur në çdo kontinent dhe veprimet tona vendosin fatin e kafshëve të tjera (dhe ka mundësi edhe të vetë tokës). Si arritëm nga atje deri këtu? Historiani Yuval Noah Harari sugjeron një arsye të habitshme për rritjen e njerëzimit.

el Seed: Kur arti urban sjell një mesazh shprese dhe paqje.

TED2015

el Seed: Kur arti urban sjell një mesazh shprese dhe paqje.
1,538,815 views

eL Seed ka lindur në Francë nga prindër tuniziane. Ai vepron me entuziazëm midis kulturave, gjuhëve dhe identiteteve të ndryshme. Arti i tij frymëzohet nga poezia arabe dhe e sjell atë nëpërmjet artit të rrugës dhe grafitit. Përmes këtij prezantimi të apasionuar, eL Seed na përshkruan ambicjen e tij: të krijojë një art aq të bukur sa e kapërcen nevojën e përkthimit.

Jon Ronson: Çfarë ndodh kur turpërimi në internet del jashtë kontrollit

TEDGlobalLondon

Jon Ronson: Çfarë ndodh kur turpërimi në internet del jashtë kontrollit
3,152,912 views

Per nje kohe te gjate Jon Ronson besonte ne faktin qe Twitter u dha ze atyre te pazeve... platforma e medias sociale na dha nje shans te ngrinim zerin kunder padrejtesive. Por diku gjate rruges, gjerat moren nje kthese. Ne kete ligjerim pasionant e elokuent, Ronson tregon se sa shpesh ne perfundojme si nje turme qe leh dhe eshte koha te rimendojme se si te nderveprojme me te tjeret online.

Rana el Kaliouby: Ky aplikacion e di se si ndjeheni---- nga pamja e fytyrës

TEDWomen 2015

Rana el Kaliouby: Ky aplikacion e di se si ndjeheni---- nga pamja e fytyrës
1,553,168 views

Emocionet tona ndikojnë çdo aspekt të jetës sonë - si mësojmë, si komunikojmë dhe si marim vendime. Por akoma ato mungojnë nga jeta jonë digjitale ; pajisjet dhe aplikacionet me të cilat ne ndërveprojmë nuk mund ta dinë se si ndjehemi. Shkencëtarja Rana el Kaliouby synon ta ndryshojë këtë. Ajo demonstron një teknologji të fuqishme që t'i lexon shprehjet fytyrës dhe i lidh ato me emocionet korrespoduese. Kjo "Pajisje e emocionëve" ka implikacione të mëdha, thot ajo, por ne mund të ndryshojmë jo vetëm si ndërveprojmë me makineritë--por edhe me njëri tjetrin.

Bill Gross: Arsyeja e vetme pse startups jane te suksesshem

TED2015

Bill Gross: Arsyeja e vetme pse startups jane te suksesshem
6,555,115 views

Bill Gross ka themeluar shumë startups, dhe inkubuar shumë të tjerë - dhe u be kurioz se pse disa paten sukses dhe të tjerët dështuan. Kështu që ai mblodhi të dhëna nga qindra kompani, te vetat dhe ato të tjereve, dhe renditi çdo kompani në pesë faktorët kyç. Ai gjeti një faktor që qëndron jashtë nga të tjerët - qe e habiti edhe vete atë.

Esther Perel: Rimendojmë pabesinë ... një fjalim për këdo që ka dashuruar ndonjëherë

TED2015

Esther Perel: Rimendojmë pabesinë ... një fjalim për këdo që ka dashuruar ndonjëherë
12,924,197 views

Pabesia është tradhëtia përfundimtare. Por a duhet të jetë kështu? Terapistja e marrdhënieve Esther Perel, ekzaminon pse tradhëtojnë njerzit, zbulon se aferat janë kaq traumatike: sepse ato na kërcënojnë sigurinë emocionale. Në pabesi, ajo sheh diçka të papritur- një shpalosje të dëshirave dhe humbjes. Një fjalim që duhet parë nga gjithësecili që ka tradhëtuar, është tradhëtuar apo thjesht do një perspektivë e re për të kuptuar marrdhëniet.

Tal Danino: Mund te perdorim bakteret per te zbuluar kancerin (dhe ndoshta per ta trajtuar ate)

TED2015

Tal Danino: Mund te perdorim bakteret per te zbuluar kancerin (dhe ndoshta per ta trajtuar ate)
1,299,646 views

Kanceri i mëlçisë është një prej kancereve më të vështirë për të zbuluar, por biologu sintetik Tal Danino kishte një mendim surprizues: Po sikur të krijojmë një bakter probiotic, ushqimor që "programohet" për të gjetur tumoret e mëlçisë? Depërtimi i tij shfrytëzon diçka që ne jemi vetëm në fillimet e të kuptuarit në lidhje me bakteret: fuqia e koordinimit te sjelljes, ose të bërit diçka së bashku sapo ata arrijnë masën kritike. Danino, një TED Fellow, shpjegon se si punon koordinimi i sjelljes - dhe se si bakteret e zgjuar duke punuar së bashku mund të ndryshojë një ditë trajtimin e kancerit.

Takaharu Tezuka: Kopshti me i mire qe keni pare ndonjehere

TEDxKyoto

Takaharu Tezuka: Kopshti me i mire qe keni pare ndonjehere
4,914,297 views

Ne kete shkolle te Tokios, pese-vjecaret bejne rremuje dhe dritaret jane per tu ngjitur babagjyshi i krishtlindjeve. Prezantohuni: kopshti me i lezecem ne bote i dizajnuar nga arkitekt Takaharu Tezuka. Ne kete fjalim terheqes, ai pershkruan procesin e dizajnit qe i lejon femijet te jene femije.

Fei-Fei Li: Si po i mësojmë kompjuterat të kuptojnë imazhet

TED2015

Fei-Fei Li: Si po i mësojmë kompjuterat të kuptojnë imazhet
2,490,070 views

Kur një vajzë e vogël sheh një foto, ajo mund të identifikojë elementë të thjeshtë: "macja", "libri", "karrigia". Tani, kompjuterat po zhvillohen mjaftueshëm që dhe ata të bëjnë të njejtën gjë. Çfarë vjen më pas? Në një fjalim drithërues, ekspertja në vizionin komjuterik (computer vision), Fei-Fei Li përshkruan punën e bërë -- duke përfshirë një databazë prej 15 milion fotosh që skuadra e saj ndërtoi për të "edukuar" kompjuterat të kuptojnë imazhet -- dhe çfarë premton e ardhmja.

Alison Killing: Ekziston një mënyrë më e mirë për të vdekur, dhe arkitektura mund të ndihmojë

TEDGlobal 2014

Alison Killing: Ekziston një mënyrë më e mirë për të vdekur, dhe arkitektura mund të ndihmojë
1,291,788 views

Në këtë prezantim të shkurtër dhe provokativ, arkitektja Alison Killing tregon për vendet ku vdekja dhe proçesi i të vdekurit ndodhin - varreza, spitale, shtëpi. Mënyra se si do vdesim po ndryshon, dhe ndoshta duhet të ndryshojë edhe arkitektura e vendit ku vdesim. Është një këndvështrim çuditërisht interesant për një aspekt të fshehtë në qytetin tonë, dhe në jetën tonë.

Andy Yen: Mendoni se email-et tuaj janë private? Rimendojeni

TEDGlobal 2014

Andy Yen: Mendoni se email-et tuaj janë private? Rimendojeni
1,729,352 views

Të dërgosh një email është si të dërgosh një kartolinë, thotë shkencëtari Andy Yen në këtë bisedë që të vë në mendime: Mund ta lexojë gjithkush. Megjithatë enkriptimi, teknologjia që mbron privatësinë e komunikimeve me email, ekziston. Vetëm se deri më sot ka qenë e vështirë për tu instaluar dhe e komplikuar në përdorim. Duke demonstruar një program për email të konceptuar prej tij dhe kolegëve të vet në CERN, Yen beson se enkriptimi mund të bëhet i thjeshtë deri në atë pikë sa të ofrohet si një mundësi e paracaktuar, duke bërë të mundur kështu privatësi email-i për të gjithë.

Bel Pesce: 5 Menyrat se si mund ti 'vrasim' enderrat

TEDGlobal 2014

Bel Pesce: 5 Menyrat se si mund ti 'vrasim' enderrat
5,198,096 views

Të gjithë ne duam të shpikim produkt të ri, të krijojmë një biznes të suksesshëm, të shkruajnë librin më të shitur. Dhe kaq pak prej nesh ia arrijnë. Sipërmarrësi brazilian Bel Pesce analizon pesë mite shumë të besueshme që në realitet janë sinonim i shkatërrimit të endrrave tuaja .

Laura Boushnak: Për këto gra, leximi është një veprim kurajoz

TEDGlobal 2014

Laura Boushnak: Për këto gra, leximi është një veprim kurajoz
892,418 views

Në disa pjesë të botës, gjysma e grave nuk dinë shkrim e kendim. Arsyet ndryshojnë, por në shumë raste, edukimi nuk është vlerësuar nga baballarët, burrat, madje edhe nënat . Fotografja dhe TED Fellow Laura Boushnak udhëtoi në vende të ndryshme, midis të cilave Jemen, Egjipt dhe Tunizi për të ekspozuar gra të guximshme - nxenese shkolle, aktivistë politikë, nena 60 vjecare - të cilët janë duke luftuar kundër statistikave .

Nadine Burke Harris: Si traumat e vegjëlisë ndikojnë shëndetin gjatë gjithë jetës

TEDMED 2014

Nadine Burke Harris: Si traumat e vegjëlisë ndikojnë shëndetin gjatë gjithë jetës
5,229,513 views

Trauma fëminore nuk është diçka që ju e kaloni kur rriteni. Pediaterja Nadine Burke Harris shpjegon se stresi i përsëritur i abuzimit, neglizhimit dhe prindërve me probleme të shëndetit mendor apo abuzimit me drogat, ka efekte reale të prekshme në zhvillimin e trurit. Kjo shpaloset gjatë gjithë jetës, deri në pikën ku ata që kane përjetuar nivele të larta të traumës kanë rrezik të trefishtë për sëmundje të zemrës dhe kancer të mushkërive . Një thirrje e pasionuar për mjekësi pediatrike qe të përballet drejtperdrejt me parandalimin dhe trajtimin e traumave.

Guy Winch: Pse ne të gjithë duhet ta praktikojmë ndihmën e parë emocionale

TEDxLinnaeusUniversity

Guy Winch: Pse ne të gjithë duhet ta praktikojmë ndihmën e parë emocionale
8,120,626 views

Ne shkojmë te doktori kur ndjehemi me grip apo kur kemi dhimbje. Po pse nuk shkojmë te një profesionist i shëndetit kur ndjejmë dimbje emoconale; faj, humbje, vetmi? Shumë nga ne ballafaqohen me çështje psikologjike të njejta thotë Guy Winch. Por nuk kemi nevojë. Ai krijon një rast imponues për me praktiku higjienën emocionale- të kujdesemi për emocionet tona, mendjet tona me të njejtin zell si kujdesemi për trupin tonë.

Keneth Shinozuka: Shpikja ime e thjeshtë, për ta ruajtur gjyshin tim.

TEDYouth 2014

Keneth Shinozuka: Shpikja ime e thjeshtë, për ta ruajtur gjyshin tim.
1,697,307 views

60 përqind e njerëzve me Alzheimer, ecin në gjumë natën, një çështje që rezulton tepër e stresueshme për të dy: edhe pacientët edhe kujdestarët. Në këtë ligjeratë simpatike, dëgjoni se si adoleshenti Keneth Shinozuka erdhi me një zgjidhje inovative për të ndihmuar gjyshin somnabul, dhe tezen që kujdeset për të...tash ai shpreson të ndihmoje të tjerë të sëmurë me Alzheimer.

Ben Ambridge: 10 mite për psikologjinë: Të ekspozuara

TEDxYouth@Manchester

Ben Ambridge: 10 mite për psikologjinë: Të ekspozuara
2,969,482 views

Sa prej gjërave që dini për trurin tuaj janë të pasakta? Në këtë udhëtim të shkencës së përgënjeshtruar, Ben Ambridge rishikon 10 ide të famshme për psikologjinë, për të cilat është dëshmuar se janë gabim - dhe zbulon disa të vërteta të befasishme për atë se si funksionon truri jonë në të vërtetë.

Sarah Bergbreiter: Pse bëj robotë sa një kokërr orizi

TEDYouth 2014

Sarah Bergbreiter: Pse bëj robotë sa një kokërr orizi
1,632,860 views

Duke studiuar lëvizjen dhe trupin e insekteve të tilla si milingonat, Sarah Bergbreiter dhe grupi e saj ndërtojnë versione mekanike kandrrash, super të vogla, pabesueshmërisht të fuqishme... dhe më pas, u shtojnë raketa. Shikoni zhvillimet e tyre në mikrorobotikë, zhvillime që të lënë gojëhapur, dhe njihuni me tre rrugë për përdorim në të ardhmen të këtyre ndihmësve të vegjël.

Cristina Domenech: Poezia që çliron shpirtin

TEDxRiodelaPlata

Cristina Domenech: Poezia që çliron shpirtin
742,523 views

"Thonë se për të qenë poet, duhet të shkosh njëherë në ferr dhe të kthehesh." Cristina Domenech shpjegon shkrimin tek një burg Argjentinas, dhe ajo tregon historinë se si ka ndihmuar të burgosurit ta shprehin vetveten, ta kuptojnë vetveten- dhe të triumfojnë në lirinë e gjuhës. Prisni për një lexim të fuqishëm nga një prej studentëve, një i burgosur, përballë një audience me 10.000 persona.

Michael Rubinstein: Te shohim levizje te padukshme, te degjojme tinguj te heshtur. E kendshme? E frikshme? Nuk vendosim dot

TEDxBeaconStreet

Michael Rubinstein: Te shohim levizje te padukshme, te degjojme tinguj te heshtur. E kendshme? E frikshme? Nuk vendosim dot
2,055,629 views

Njihuni me "mikroskopin e levizjeve", nje vegel per te procesuar video qe zmadhon ndryshimet e vogla ne levizje dhe ngjyre te cilat nuk mund te shihen me sy te lire. Michael Rubinstein, nje studiues videosh, na tregon video pas videoje sesi kjo teknologji mund te gjeje pulsin dhe rrahjet e zemres se nje individi nga nje regjistrim i thjeshte. Shiheni sesi ai rikrijon nje bisede duke zmadhuar levizjet e krijuara nga perplasja e valeve te zerit me nje qese patatinash. Perdorimet e habitshme, frymezuese e ndonjehere te liga te kesaj teknologjie duket t'i shohesh qe te mund t'i besosh.

Carol Dweck: Fuqia e te besuarit se ti mund te permiresohesh

TEDxNorrkoping

Carol Dweck: Fuqia e te besuarit se ti mund te permiresohesh
8,962,199 views

Carol Dweck bën hulumtime rreth "mentalitetit të rritjes" — ideja që ne mund ta rritim kapacitetin e trurit tonë për të mësuar dhe zgjidhur problema. Në ketë ligjerate, ajo përshkruan dy mënyra për të menduar rreth një problemi i cili është pak si shumë i veshtirë për ta zgjidhur. A s'je i zgjuar mjaftueshëm për ta zgjidhur ... apo s'e ke zgjidhur akoma? Një prezantim i shkëlqyer i kësaj fushe me ndikim.

Dave Troy: Harta sociale që zbulojnë kryqëzimet e një qyteti - dhe ndarjet

TEDGlobal 2014

Dave Troy: Harta sociale që zbulojnë kryqëzimet e një qyteti - dhe ndarjet
1,348,007 views

Secili qytet ka lagjet e tij, grupet dhe klubet, linjat e padukshme që lidhin apo i ndajnë njerëzit në cdo qytet. Çfarë mund të mësojmë për qytetin duke parë ato që njerëzit ndajnë online? Duke filluar me qytetin e vet, Baltimore, Dave Troy paraqet grafikisht atë që tregojnë tweets të vendasve: ku jeton gjithsecili, me kë flasin - dhe me kë nuk flasin.

Nancy Frates: Takohuni me nënën që nisi Ice Bucket Challenge

TEDxBoston

Nancy Frates: Takohuni me nënën që nisi Ice Bucket Challenge
1,052,995 views

Kur 27-vjeçari Pete Frates dëmtoi kyçin e dorës së tij në një loje bejzbolli, ai mësoi një diagnozë të papritur: nuk kishte thyer kockën, por vuante nga ALS. E njohur gjithashtu edhe si sëmundja e Lou Gehrig, ALS shkakton paralizë dhe vdekje - nuk ka kurim. Por sidoqoftë, Pete pa një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë sëmundje. Në një bisedim të guximshëm, nëna e tij Nancy Frates tregon historinë se si familja zhvilloi ASL Ice Bucket Challenge dhe mori kënaqësinë e veçantë të të parit të shumë personave, nga Justin Timberlake tek Bill Gates, të behen pjesë e saj. Në qoftë se ju e pranuat këtë sfidë, ju lutemi bëni hapin tjetër: shpërndajeni këtë bisedim ashtu siç bëtë me videon tuaj.

Rosie King: Si autizmi më dha lirinë të jem vetvetja

TEDMED 2014

Rosie King: Si autizmi më dha lirinë të jem vetvetja
2,549,801 views

"Njerëzit janë kaq të frikësuar nga të qënit i ndryshëm saqë ata përpiqen të përshtaten në një kuti të vogël me një emërtim të saktë," thotë 16-vjeçarja Rosie King, një vajzë e guximshme, e gjallë dhe autistike. Ajo dëshiron të dijë: Pse të gjithë janë aq të shqetësuar për të qenë normal? Ajo lëshon një kushtrim për çdo fëmijë, prind, mësues dhe person për të celebruar të qënit unik. Ky diskutim është një shembull i jashtëzakonshëm i potencialit të diversitetit të racës njerëzore.

Alejandro Aravena: Filozofia ime arkitekturale? Perfshi në proces komunitetin

TEDGlobal 2014

Alejandro Aravena: Filozofia ime arkitekturale? Perfshi në proces komunitetin
1,902,171 views

Kur iu kërkua të ndërtonte strehim për 100 familje në Kili dhjetë vite më parë, Alejandro Aravena iu drejtua një inspirimi të jashtëzakonshëm: urtësia e lagjeve të varfra. Në vend të ndërtesave të mëdha me njësi të vogla, ai ndërtoi gjysmë-shtëpi të ndryshueshme të cilat secila familje mund t'i zgjeronte. Ishte problem kompleks, por me zgjidhje të thjeshtë - një të cilën e arriti duke bashkëpunuar me vetë familjet. Me një dërrasë të zezë dhe foto të bukura të dizajnëve të tij, Aravena na shëtit nëpër tre projekte ku të rimenduarit e mençur coi drejt dizajnëve të bukura me përfitime të mëdha.

Kare Anderson: Bëhu krijues i mundësisë

TED@IBM

Kare Anderson: Bëhu krijues i mundësisë
2,418,782 views

Të gjithë ne duam të përdorim talentet tona, të krijojmë diçka të kuptimtë për jetën tonë. Por si të fillojmë? (Dhe... si i bëhet nëse je i ndrojtur?) Shkrimtarja Kare Anderson ndan historinë e saj të ndrojtjes kronike, dhe se si ajo hapi botën e saj duke ndihmuar njerëz të tjerë të përdorin talentet dhe pasionet e tyre.

Glenn Greenwald: Pse ka rëndësi privatësia

TEDGlobal 2014

Glenn Greenwald: Pse ka rëndësi privatësia
2,218,206 views

Glenn Greenwald qe nga reporterët e parë që vunë re — dhe shkruan mbi — dokumentet e Edward Snowden-it, me zbulimin në to të survejimit të thellë të qytetarëve privatë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë bisedë përvëluese, Greenwald-i mbron idenë pse lypset të shqetësoheni dhe kujdeseni për privatësinë, edhe kur nuk “po bëni ndonjë gjë që duhet fshehur."

Meaghan Ramsey: Përse është keq të mendosh se je i shëmtuar

TED@Unilever

Meaghan Ramsey: Përse është keq të mendosh se je i shëmtuar
4,429,040 views

Rreth 10,000 persona në muaj bëjnë në Google pyetjen, "A jam i shëmtuar?" Meaghan Ramsey nga projekti i Dove për Vetëvlerësimin (Dove Self-Esteem Project) pandeh se shumë nga ato janë vajza të reja. Në një fjalim thellësisht të prekshëm, ajo përshkruan ndikimin e madh që sjell vetëbesimi i ulët në paraqitjen e jashtme -- duke filluar nga rreziqe të vogla deri tek abuzimi me drogën dhe alkoolin. Më pas ajo tregon për gjërat thelbësore qe ne mund të bëjmë për ta ndryshuar këtë realitet.

Eman Mohammed: Forca për të treguar tregimin e fshehur

TED2014

Eman Mohammed: Forca për të treguar tregimin e fshehur
1,443,714 views

Eman Mohammed është një nga pak fotoreporteret në Rripin e Gazës. Edhe pse haptazi e shmangur nga shumica e kolegëve të saj meshkuj, asaj i është dhënë qasje e pashembullt tek vendet e ndaluara për burrat. Në këtë fjalim vizual të shkurtër, ajo kritikon normat gjinore në vendin e saj duke sjellë dritë tek tregimet e fshehura.