Christopher Soghoian: Vëzhgimi qeveritar - ky është vetëm fillimi

TED Fellows Retreat 2013

Christopher Soghoian: Vëzhgimi qeveritar - ky është vetëm fillimi

862,970 views

Readability: 5.2


Kërkuesi per privatesine Christopher Soghoian e shikon vëzhgimin qeveritar që po kalon shumë pranë nesh, si një industri që rritet për të mbështetur programe monitoruese. Përmes kompanive private thotë ai, qeveritë po blejnë teknologji me kapacitetin për tu futur në kompjutera dhe për të vjedhur dokumenta, dhe monitoruar aktivitete—pa u diktuar. ky TED Fellow shpreh shqetësimin për të ardhmen.

Mary Lou Jepsen: A munden pajisjet e së ardhmes të lexojnë imazhet e trurit?

TED2013

Mary Lou Jepsen: A munden pajisjet e së ardhmes të lexojnë imazhet e trurit?

1,000,837 views

Readability: 4.6


Si një eksperte në krye të shkencës dixhitale, Mary Lou Jepsen studion mënyrën se si të hedhe idetë tona më krijuese në ekrane. Si paciente që ka kaluar një operacion në tru, ajo është e interesuar të dijë më shumë mbi aktivitetin nervor, i cili është baza e shpikjes, krijimtarisë dhe mendimit. Ajo shkrin këto dy pasione në një fjalim mahnitës mbi dy studime kryesore mbi trurin, të cilat mund të drejtojnë drejt një fronti të ri për të kuptuar se si (dhe çfarë) ne mendojmë.

Annette Heuser: Tre agjensite me fuqine per te fuqizuar ose shkaterruar ekonomite

TEDGlobal 2013

Annette Heuser: Tre agjensite me fuqine per te fuqizuar ose shkaterruar ekonomite

1,228,020 views

Readability: 4.6


Menyra sesi ne i vleresojme ekonomite kombetare eshte plotesisht e gabuar, thote reformatorja e agjensive vleresuese Annette Heuser. Me metoda misterioze dhe te erreta, tre kompanite vleresuese private amerikane zoterojne nje pushtet te pamate nder ekonomite kombetare perreth botes, dhe rezultati mund te jete katastrofik. Por nese ka nje menyre tjeter? Ne kete bisede te guximshme, Heuser ndan vizionin e saj per nje agjensi jofitimprurese qe do te sjelle me shume barazi dhe drejtesi ne kete miks.

Henry Lin: Cfare mund te mesojme nga galaktikat shume, shume larg

TEDYouth 2013

Henry Lin: Cfare mund te mesojme nga galaktikat shume, shume larg

1,362,444 views

Readability: 4


Në një fjalim argëtues dhe emocionues adoleshenti Henry Lin tregon per diçka të papritshme në qiell: grupimet e largëta yjore te galaktikave. Duke studiuar vetitë e pjesëve më të mëdha të universit, thotë fituesi i çmimit "Intel Fair Science", ne mund të mësojmë shumë për misteret shkencore në botën dhe në galaktikën tonë .

Roselinde Torres: Cfarë duhet për t'u bërë lider i mirë

TED@BCG San Francisco

Roselinde Torres: Cfarë duhet për t'u bërë lider i mirë

4,460,638 views

Readability: 4.9


Ka shumë programe të lidërshipit në ditët e sotme, prej trajnimeve një ditore deri tek programet e trajnimit të korporatës. Por shanset janë, këto me të vërtet nuk do të ndihmojnë. Në këtë fjalë të qartë e të sinqertë Roselinde Torres përshkruan eksperiencën e 25 vjetëve observim të liderave vërtet të mëdhenj gjatë punës, dhe ndan tri pyetje të thjeshta por thelbësore që kompanitë duhet t'i përdorin për të pasur sukses në të ardhmen.

Rupal Patel: Zerat e sintetizuar, unike si shenjat e gishterinjve

TEDWomen 2013

Rupal Patel: Zerat e sintetizuar, unike si shenjat e gishterinjve

904,528 views

Readability: 3.9


Shumica e personave me veshtiresi te medha ne te folur perdorin pajisje te kompjuterizuara per te folur. Megjithate ata zgjedhin mes shume pak zerave. Ja pse Stephen Hawking ka theks amerikan, dhe pse shume njerez zgjedhin te njejtin ze, i cili nuk ju pershtatet aspak. Rupal Patel, shkencetare e zerit, donte te bente dicka, dhe ne kete fjalim te mrekullueshem ajo ndan punen qe ka bere per t'u dhene zera unike personave qe nuk mund te flasin.

Yann Dall'Aglio: Dashuria -- nuk po bëhet ashtu si duhet.

TEDxParis 2012

Yann Dall'Aglio: Dashuria -- nuk po bëhet ashtu si duhet.

4,161,410 views

Readability: 4.9


Në këtë fjalim të adhurueshëm, filozofi Yann Dall’Agio zbulon kërkimin universal të brishtësisë dhe të lidhjes në një botë e cila është e fokusuar te individi. Në fakt, është më e lehtë sa mund ta imagjinoni. Një refleksion i zgjuar dhe i mprehtë në emër të dashurisë në epokën moderne. (Filmuar në TEDxParis.)

Clayton Cameron: A-ritm-etik. Matematika prapa ritmit

TEDYouth 2013

Clayton Cameron: A-ritm-etik. Matematika prapa ritmit

1,035,486 views

Readability: 4.2

No Video

Gati për të kërcyer nga vendi? Bateristi Clayton Cameron prezanton stile të ndryshme muzikore - nga R&B në Latine dhe deri te pop-me anë të ritmit. Një fjalim që provon se hip hop-i dhe xhazi nuk janë më Cool sesa matematika - ata thjesht mbështeten te ajo.

Esta Soler: Si e kthyem rrjedhën e ngjarjeve mbi dhunën në familje (Udhëzim: Polaroidi ndihmoi)

TEDWomen 2013

Esta Soler: Si e kthyem rrjedhën e ngjarjeve mbi dhunën në familje (Udhëzim: Polaroidi ndihmoi)

1,143,664 views

Readability: 3.3


Kur Esta Soler loboi për të nxjerrë një projektligj që ilegalizonte dhunën në familje në 1984, një politikan e quajti atë "Te heqësh argëtimin nga akti i martesës". "Ah, qe s'kishte Twitter në atë kohë," thotë ajo. Në mënyrë optimiste, ajo përmbledh praktikën 30 vjeçare të taktikave dhe teknologjive --nga Polaroidi deri tek media sociale -- që ka sjellë rënien prej 64% në dhunën në familje në SHBA.

McKenna Pope: Dëshiron të bëhesh aktivist? Fillo me lodrat e tua

TEDYouth 2013

McKenna Pope: Dëshiron të bëhesh aktivist? Fillo me lodrat e tua

963,131 views

Readability: 3.6


Vëllai i vogël i McKenna Pope adhuronte gatimin, por ai nuk dëshironte të përdorte një furrë pjekëse lodër—sepse ajo ishte e dizenjuar vetëm për vajza. Kështu, në moshën 13 vjec, Pope filloi një peticion online ndaj kompanisë amerikane Hasbro për të ndryshuar ngjyrën rozë dhe vjollcë të lodrës klasike. Në këtë fjalim emocionues, Pope përmend çështjen e lodrave të tilla dhe bën një thirrje për të aktivizuar të gjithë fëmijët të cilët ndihen të pafuqishëm.

Anant Agarwal: Përse kurset masive online kanë rëndësi

TED2013

Anant Agarwal: Përse kurset masive online kanë rëndësi

1,242,238 views

Readability: 4.2


Viti 2013 ishte një vit suksesi për MOOC ( kurse masive të hapura online). Numra dhe shpresa të mëdha u pasuan nga disa rezultate zhgënjyese fillimisht. Por drejtori i edX, Anant Agarwal, bën që rasti i MOOC të ketë akoma vlerë-- si një mënyrë për të shpërndarë sa më shumë mësimnxënien e shkallës së lartë dhe të plotësojë (por ndoshta jo të zëvendësojë) klasat tradicionale. Agarwal e ndan me ne vizionin e tij të mësimnxënies së përzier, ku mësuesit krijojnë eksperienca të mësimdhënies ideale per studentët e shekullit të 21.

Joe Kowan: Si e mposhta frikën për skenën

TED@State Street Boston

Joe Kowan: Si e mposhta frikën për skenën

2,438,642 views

Readability: 3.6


Ndjesia e frikës njerëzore na ka shërbyer mirë si qënie të vogla, duke na dhënë një përqëndrim të saktë për të shmangur vrasjen nga kafshet e tjera. Por nuk duket kaq perfekte, kur e njëjta ndiesi e frikes shfaqet përpara 20 fansave të musikës folk në një mbrëmje të Marte të muzikës live. Duart djersiten dhe dridhen, shikimi turbullohet dhe truri të thotë VRAPO: është frika ndaj skenës. Në këtë fjalim të shkurtër dhe melodioz, Joe Kowan tregon se si e mposhti atë.

Paula Johnson: Kujdesi shendetsor ... i tij dhe i saj

TEDWomen 2013

Paula Johnson: Kujdesi shendetsor ... i tij dhe i saj

1,138,773 views

Readability: 3.9


Cdo qelize ne trupin e njeriut ka gjini, qe do te thote se grate dhe burrat dallohen deri ne nivele qelizore. Prape, shume shpesh, kerkimi dhe mjekesia e neglizhojne kete veshtrim -- dhe aktit qe dy gjinite i pergjigjen cuditerisht ne menyre te ndryshme semundjes apo trajtimit. Sic na pershkruan mjekja pioniere Paula Johnson, t'i futesh te gjithe ne te njejtin kategori do te thote qe ne fakt po ia le shansit shendetin e gruas. Eshte koha ta mendojme perseri.

Guy Hoffman: Robot me "shpirt"

TEDxJaffa 2013

Guy Hoffman: Robot me "shpirt"

3,011,851 views

Readability: 3.8


Cfarë lloje robotësh mund te krijojë një animator/muzikant xhazi/ robotist? Robotë argëtues, reagues, kuriozë. Guy Hoffman tregon një film demostrues për familjen e tij të robotëve të pa zakontë—duke përfshirë dy robot muzikant që pëlqejnë të ndjekin ritmin e muzikës me njerëzit. (E filmuar te TEDxJaffa.)

Sheryl Sandberg: Ne beme perpara... po tani?

TEDWomen 2013

Sheryl Sandberg: Ne beme perpara... po tani?

2,442,983 views

Readability: 3.1


Sheryl Sandberg rrefen se ne 2010 ishte e frikesuar te ngjitej ne skenen e TED, sepse per here te pare ajo do te fliste per eksperiencen vetmitare e te qenit grua ne nivelet me te larta te biznesit. Pas miliona shikimeve (dhe nje libri best-seller) Drejtoresha Operative e Facebook bisedon me gruan qe e nxiti te mbante ate fjalim, Pat Mitchell. Sandberg hapet ne lidhje me reagimet ndaj idese se saj, dhe tregon se ne c'menyra femrat ende luftojne per te arritur suksesin.

Sandra Aamodt: Pse dietat zakonisht nuk funksionojne

TEDGlobal 2013

Sandra Aamodt: Pse dietat zakonisht nuk funksionojne

4,429,807 views

Readability: 4.1


Ne Sh.B.A, 80% e vajzave kane qene ne diete kur kane mbushur 10 vjec. Ne kete fjalim te sinqerte dhe te gjalle, neuroshkencetarja Sandra Aamodt perdor historine e saj personale per te modeluar nje mesim te rendesishem per se si truri yne drejton trupin tone, ndersa eksploron shkencen pas sepse dieta jo vetem nuk funksionon, por ka shume mundesi te beje me shume dem. Ajo sugjeron ide se si mund te jetojme nje jete intuitive e pa manine ndaj dietave.

Maysoon Zayid: Kam 99 probleme... paraliza është vetëm një.

TEDWomen 2013

Maysoon Zayid: Kam 99 probleme... paraliza është vetëm një.

9,894,184 views

Readability: 3.9


Kam paralizë cerebrale. Unë shkundem gjithë kohën", tregon Maysoon Zayid në fillim te kësaj ligjerate gjallëruese. (Me të vërtetë është argëtuese). "Jam si binjakëzim i Shakirës dhe Muhammad Ali." Me hir dhe zgjuarsi, komedjania Arabo-amerikane na tregon në mënyrë të rrufeshme aventurat e saj si komediane e skenës, bamirëse dhe avokate për ata me aftësi të kufizuara.

Paul Piff: A ju bën paraja të lig?

TEDxMarin

Paul Piff: A ju bën paraja të lig?

3,419,296 views

Readability: 4.3


Është e mrekullueshme se ç'mund të tregojë një lojë Monopoli. Në këtë fjalim të këndshëm por kthjellues, psikologu social Paul Piff ndan hulumtimet e tij rreth sjelljes së njerëzve kur ata ndihen të pasur. (Udhëzim: Sillen keq.) Edhe pse problemi i pabarazisë është i ndërlikuar dhe i frikshëm, ka edhe lajme të mira. (E xhiruar në TEDxMarin)

Diana Nyad: Kurrë, kurrë mos hiq dorë

TEDWomen 2013

Diana Nyad: Kurrë, kurrë mos hiq dorë

5,287,325 views

Readability: 3.4


Në terrin e zi të natës, e pickuar nga kandilë deti, duke u mbytur nga uji i kripur, duke kënduar me veten e saj, duke halucinuar ... Diana Nyad vazhdonte të notonte. Në këtë mënyrë ajo më në fund arriti qëllimin e jetës së saj si atlete: notim ekstrem 165 km nga Kuba në Florida - në moshën 64. Dëgjoni historinë e saj.

Krista Donaldson: Gjuri 80 dollarësh që po ndryshon jetët.

TEDWomen 2013

Krista Donaldson: Gjuri 80 dollarësh që po ndryshon jetët.

1,022,527 views

Readability: 3.7


Ne kemi bërë avancime të mrekullueshme në teknologji gjatë viteve të fundit, por shumë shpesh duket sikur vetëm disa njerëz me fat mund të përfitojnë nga ky avancim. Inxhinierja Krista Donaldson paraqet Gjurin Lëvizës, një protezë për ata që kanë humbur këmbur mbi gju, shumë prej të cilëve fitojnë më pak se 4 dollarë në ditë. Dizajni përdor teknologjinë më të mirë por është shumë më i lirë se protezat e tjera që ndodhen në treg.

Marco Annunziata: Mirësevini në epokën e Internetit industrial

TED@BCG San Francisco

Marco Annunziata: Mirësevini në epokën e Internetit industrial

1,471,839 views

Readability: 5.3


Të gjithë po flasin për "Internetin e Gjërave," por çfarë saktësisht do të thotë kjo për të ardhmen tonë? Në këtë diskutim të matur, ekonomisti Marco Annunziata shikon se si teknologjia është duke transformuar sektorin industrial, duke krijuar makina që mund të shohin, ndjejnë dhe reagojnë -- që ato të mund të drejtohen me shumë më shumë efikasitet. Mendoni: pjesë të aeroplanëve që dërgojnë sinjale kur kanë nevojë për servis, ose turbinat e erës që komunikojnë me njëra-tjetrën për të prodhuar më shumë elektricitet. Është një e ardhme me implikime eksituese për të gjithë ne.

Boyd Varty: Çfarë mësova nga Nelson Mandela

TEDWomen 2013

Boyd Varty: Çfarë mësova nga Nelson Mandela

1,667,612 views

Readability: 3.2


"Në katedralen e natyrës së egër, zbulohet pjesa jonë më e mirë. Boyd Varty, një aktivist për mbrojtjen e kafshëve të egra, tregon historitë e kafshëve, njerëzve dhe lidhjet e tyre, ose "Ubuntu"-- e përcaktuar si, " Jeni ju, pa jam une." Ai ja kushton këtë fjalim liderit South Afrikan Nelson Mandela, mishërimi i njeriut me frymë bujare dhe zemër të madhe.

Eddy Cartaya: Zbulimi im i shpellave akullnajore

TEDYouth 2013

Eddy Cartaya: Zbulimi im i shpellave akullnajore

691,912 views

Readability: 3.3


Dragoi i Borës, Imagjinata e Pastër, Minotauri i Ngrirë. Këta janë emrat që Eddy Cartaya dhe partneri i tij alpinist Brent Mc Gregor u kanë dhënë tri shpellave akullnajore të cilat i kanë zbuluar ata vetë. Ndërsa Akullnaja Sandy rrëshqet tatëpjetë malit Mount Hood në shtetin e Oregon-it, shpellat dhe tunelet brenda saj pësojnë çdo vit një metamorfozë, falë falë ujit të ngrohtë që hyn nga tavani dhe ajrit të ngrohtë që vjen nga poshtë malit. Në TEDYouth, Cartaya na çon brenda këtyre hapësirave magjike ku akulli ka nuancat e jeshiles në blu, dhe ku artifakte të ndyshme bien si shi nga tavani i shpellës.

Enrique Peñalosa: Pse autobusët paraqesin demokracinë në veprim?

TEDCity2.0

Enrique Peñalosa: Pse autobusët paraqesin demokracinë në veprim?

904,157 views

Readability: 3.7


"Një qytet i zhvilluar nuk është një qytet në të cilin ku edhe të varfrit përdorin vetura, por një qytet në të cilin madje edhe të pasurit përdorin transportin publik," tregon Enrique Peñalosa. Në këtë fjalim të zellshëm, ish kryebashkiaku i Bogotá-s ndan disa taktika të cilat i ka përdorur për të ndryshuar transportin dinamik në kryeqytetin e kolumbian.. dhe sugjeron mënyrat e të menduarit për ndërtimin e qyteteve të mençura të së ardhmes.

David Lang: Roboti im nënujor

TED2013

David Lang: Roboti im nënujor

1,285,115 views

Readability: 4.3


David Lang është një krijues që ka mësuar vete të bëhet një oqeanograf amator - apo thënë ndryshe, ka mësuar një robot të bëhet i tillë. Në prezantimin e tij impresionues Lang, një Partner i TED, tregon sesi ai dhe një rrjet i të pasionuarve pas oqeanit janë bashkuar për të ndërtuar një rrjet me kod të hapur dhe kosto të ulët të hulumtuesve të ujërave.

Sally Kohn: Le të provojmë korrektësinë emocionale

TED@NYC

Sally Kohn: Le të provojmë korrektësinë emocionale

1,938,660 views

Readability: 3.5


Është koha që liberalët dhe konservatorët të tejkalojnë dallimet e tyre politike dhe të dëgjojnë me të vërtetë njëri-tjetrin thotë ekspertja politike Sally Kohn. Në këtë ligjeratë optimiste, Kohn ndan mësimet si një komentuese lesbike progresiste e Fox News-it. Nuk ka të bëjë me korrektësinë politike, ajo thotë, por më tepër me korrektësinë emocionale.

David Steindl-Rast: Dëshironi të jeni të lumtur? Jini mirënjohës

TEDGlobal 2013

David Steindl-Rast: Dëshironi të jeni të lumtur? Jini mirënjohës

6,633,398 views

Readability: 2.7


Gjëja e vetme që kanë të përbashkët të gjithë njerëzit është se secili dëshiron të jetë i lumtur, thotë Vellai David Steindl-Rast, një murg dhe dijetar ndërfetar. Dhe lumturia, ai sugjeron, lind nga mirënjohja. Një mësim inspirues se si të ngadalësosh, të shohësh se ku je duke shkuar, dhe mbi të gjitha, të qenit mirënjohës.

Peter Doolittle: Çfarë kuptimi ka për botën " kujtesa e punës"

TEDGlobal 2013

Peter Doolittle: Çfarë kuptimi ka për botën " kujtesa e punës"

2,199,700 views

Readability: 3.4


" Jeta vjen drejt nesh me hapa të shpejtë, dhe ajo që duhet të bëjmë është të kapim rrjedhën amorfe të eksperiencës, dhe të nxjerrim prej saj kuptimin". Në këtë bisedë të këndshme dhe informuese, psikologu edukativ Peter Doolitle jep detaje të rëndësisë -si dhe kufizimet - e kujtesës suaj të punës, të asaj pjese të trurit e cila lejon që të marrim kuptimin e asaj çka ndodh rreth nesh.

Jared Diamond: Si munden shoqëritë të plaken më mirë

TED2013

Jared Diamond: Si munden shoqëritë të plaken më mirë

1,025,474 views

Readability: 5.2


Eshtë një ironi prapa përpjekjeve për të zgjatur jetën njerëzore: Nuk është piknik të jesh një i moshuar në një shoqëri me të rinj. Të moshuarit mund të izolohen, duke mos pasur punë kuptimplotë dhe të lirë. Në këtë bisedë intriguese, Jared Diamond shikon se si shoqëritë e ndryshme i trajtojnë të moshuarit -- disa më mirë, disa më keq -- dhe sugjeron që të gjithë të përfitojnë nga eksperienca.